Zheji bën deklaratën e fortë, zbulon mënyrën e vetme për të goditur personazhe të larta të politikës dhe lëshon paralajmërimin e frikshëm

by admin
Spread the love

Çështja e inceneratorëve ishte çështje mjaft e diskutuar një nga ato që kanë shkaktuar një dëm të madh ekonomik. Lidhur me kete ka reaguar analisti Artur Zheji.

“Çështja e Dumanit nuk duhet të heqë vëmendjen nga inceneratorët. Fakti që eklipsimi i rastit Dumani përbën shqetësim. Inceneratorët godasin direkt personazhe të larta politike, ndërsa për të shkuar nga Dumani tek dërguesit e politikës është shumë më e vështirë. Rrëfimet e Dumanit kanë shumë gjak, shumë plumba, dhunë. Në këtë pikëpamje duket sikur është një film intrigues…”, tha Zheji.

Më tej Zheji shton: “500 000 euro vetëm për pritje-përcjellje. SPAK nuk është spektator që presionohet nga gjaku apo plumbat. Dëmi ekonomik që bën Dumani është shumë relativ, ndërsa Zoto Gugallja, kanë marrë miliona euro direkt nga buxheti i shtetit. Pra po ta marrësh në pasojat ekonomike në vend, të drejtpërdrejta janë më të mëdha në rastin e inceneratorëve. Dëmi ekonomik që krijohet me rastin e inceneratorëve është shumë më e madhe, ndërsa vrasjet e kësaj bote të errët e bëjnë Shqipërinë të pajetueshme. Shqipëria është kthyer në një inkubator foshnjesh që përgatiten për të shkuar jashtë. Shqipëria është e pajetueshme sepse ende shqiptarët nuk kanë një bindje nëse drejtësia është apo jo me qytetarët”.

You may also like