Zhegrova dhe Kasami asistojnë në fitoren e Baselit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Edon Zhegrova dhe Pajtim Kasami kanë asistuar në fitoren e Baselit, e cila është zhvilluar në këtë fundjavë.

Të dielën mbrëma Baseli ka marrë një fitore prej 2:0 ndaj Lugano-s, në kuadër të xhiros së 11-të në elitën e futbollit zviceran.

Zhegrova asistoi në golin e parë në minutën e 10-të të ndeshjes për Fabian Frein, ndërsa në minutën e 32-të, Kasami bashkëveproi me Arthurin.

Kasami ka humbur edhe një penallti në minutën e 55-të, ndërsa u zëvendësua në minutën e 74-të nga Taulant Xhaka. Zhegrova doli nga loja në po të njëjtën minutë. Te Lugano në bankën rezervë ishte portieri Amir Shaipi.

Pas 11-të xhirove Baseli është në vendin e parë me 25 pikë, derisa Lugano në pozitën e katërt me 14-të sosh.

You may also like