Zhegrova debuton në humbjen e thellë të Lille – shënoi edhe Messi

by admin
Spread the love

Paris Saint-Germain i ka mposhtur thellë kampionët në fuqi të Francës, Lillen në javën e 23-të kampionale.

Gjiganti francez triumfoi 1:5 në udhëtim te Lille.

Danilo me dy gola, Lionel Messi, Kimpembe e Mbappe me nga një gol i siguruan pikët e plota PSG-së.

Ndërkaq golin e “nderit” për vendasit e realizoi Botman.

Në këtë përballje është aktivizuar në katër minutat e fundit futbollisti kosovar, Edon Zhegrova i cili u transferua te Lille në afatin kalimtar të janarit.

Sulmuesi “dardan” u inkuadrua në minutën e 86-të të takimit, në vend të Bamba.

PSG-ja është e para në tabelë me 56 pikë, kurse Lille është në vendin e 11-të me 32 sosh.

You may also like