Zhdukja e Ervis Martinajt, Berisha: Policia dhe qeveria e ka përgjigjen për fatin e tij

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryetari i PD, Sali Berisha thotë se Policia dhe qeveria e kanë një përgjigje lidhur me zhdukjen e Ervis Martianajt.

Në mbledhjen me grupin parlamentar të PD, Berisha tha se mediat pranë qeverisë kanë deklaruar se Martinaj është vrarë dhe i ndarë në 6 pjesë.

Kryedemokrati kërkoi reagimin e prokurorisë për këtë çështje, ndërsa vijoi akuzat ndaj kryeministrit Edi Rama.

Pjesë nga fjala e Berishës

Nuk ka sektor që ky nuk ka shtrirë tentakulat e veta. Ia morën lojërat e fatit Ervis Martinit dhe tani thotë ku është.

E di vetë ai ku është. Ai ishte biznesmen i lojërave të fatit. Olsi Rama është përfolur si njeriu në hije i lojërave të fatit.

Një njeri i zhdukur dhe një shtet bandit që thotë se është në gjashtë copa në prokurori.

Do thoni ju, nuk e tha Fuga, por e thanë Fugat e tij. A ka njerëz më të afërt? A nuk ishte Baton Stanishiçi që na thoshte para tre muajsh se Linda është për presidente. Ai nuk e thoshte nga mendja e tij.

Ai është zëdhënës i familjes në këtë formë.

Po kjo çfarë prokurorie është që thuhet se mban një trup me gjashtë copa dhe nuk bën një përgënjeshtrim? Sepse kontrollohet nga Rama.

Nëse është në gjashtë copa, familja njoftohet. Është kod shekullor.

You may also like