Zhduket Tina Turner nga shëtitorja e Durrësit, ngelen vetëm këpucët

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Statuja e këngëtares Tina Turner, ka braktisur kolegët Bob Dylan, Mick Jagger dhe John Lennon, ndërsa është “zhdukur” nga shëtitorja Taulantia në Durrës.

Qytetarët e habitur, kanë parë në orët e para të mëngjesit se instalacionit të ish-kryebashkiakut Vangjush Dako, i cili mes polemikash vendosi të përjetësonte në qytetin bregdetar ”playlist”-ën e tij të preferuar, i mungonte këngëtarja me zërin magjik.

Mësohet se statuaja është dëmtuar nga persona të paidentifikuar, e për këtë arsye është zhvendosur në një vend tjetër për t’u riparuar.

Megjithatë s’përjashtohet mundësia të jetë tentuar grabitja për riciklim të metalit./Newsbomb

You may also like