Zhbllokohet sfida në Shkup, Adetunji ndez festën e Shvercerave

by admin
Spread the love

Takim me historinë! Një derbi shqiptar në play off-in e Conference League.

Në Arena “Todor Proeski”, këtë të enjte, Shkupi dhe Ballkani përplasen në aktin e parë të duelit të dyfishtë që vlen një biletë në fazën e grupeve, takim që transmetohet drejtpërdrejt në Shqip 2…

Bëhet fjalë për një takim me historinë pasi si kampionët e Maqedonisë së Veriut ashtu dhe ata të Kosovës kanë për herë të parë shansin për të siguruar pjesëmarrjen në fazën e grupeve të një kompeticioni europian të përmasave të tilla.

Shkupi-Ballkani 1-0 Adetunji 19′

19’ – Gooooool. Shkupi zhbllokon sfidën me anë të Adetunjit. Goditja e katërt radhazi nga këndi për skuadrën nga Çairi, teksa Alvarez hedh një krosim perfekt në zonë, aty ku Adetunji e devijoi mjaftueshëm për ta dërguar në rrjetë. 1-0 për Shkupin

17′ – Tjetër zbritje e Adetunjit, që kthen në qendër, por largon Thaçi në këndore. Minuta të mira për Shkupin.

15′ – Zbritje e shpejtë e Shkupit, që kërcënon me Adetunjin, por ndërhyn portieri i Ballkanit dhe e dërgon në këndore…

Formacionet zyrtare:

Tifogrupet e të dy skuadrave, “Shvercerat” e Shkupit dhe “Xhebrailat” e Ballkanit, kanë zënë vend në tribunat përkatëse në stadiumin “Tose Proeski”…


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like