Zhbllokohet sfida në “Air Albania”, Bojic befason Bekajn, “malore” për Tiranën

by admin
Spread the love

Në “Air Albania”, Tirana pret Dudelange të Luksmeburgut me mision përmbysjen e rezultatit të ndeshjes së parë, të cilën bardheblutë e humbën 1-0.

Trajneri Orges Shehi ka vendosur të bëjë ndryshime në formacion sa i përket pozicioneve, ndërsa risi është aktivizimi i Hilës titullar, duke ditur që Limaj është ndëshkuar me karton të kuq në sfidën e parë. Mbrojtja është rikompozuar me Tosevski në të djathta, Ismajlgeci në të majtë dhe dyshja Behiratche-Najdovski në qendër. Në mesfushë rreshtohen Totre, Aleksi dhe Hila, ndërsa në sulm, në mbështetje të Seferit, Xhixha dhe Devid.

Tirana – Dudelange 0-0

49′ – Zhbllokohet sfida në “Air Albania”, Bojic befason Bekajn nga jashtë zonës, 0-1.

47′ – Pjesa e dytë me rast për Dudelange, Sinani shumë pranë golit, godet jashtë.

45+4′ – Pjesa e parë mbyllet më një goditje të Xhixhës, që gjithsesi, ishte në pozicion jashtë loje.

33′ – Aksion i gjatë i Tiranës, Totre provon nga distanca, por gjuajtja e tij është qendrore.

21′ – Nuk përmbahet Tiranë, me Devid që shkarkon të djathtën nga jashtë zonës, por pa shënjestrën e duhur.

19′ – Aleksi pason shumë bukur për Xhixhën, që i largohet topi më shumë se ç’duhet nga këmbët.

16’ – Tjetër rast për Tiranën, Devid shumë pranë portës, nuk koordinohet si duhet në goditje, topi përfundon në shtyllë.

9′ – Kundërsulm i shpejtë i Tiranës, Seferi përballë portierit, prirët me portën, nuk arrin të shënojë.

7′- Pasiguri në mbrojtjen e Tiranës, përfiton Sinani që godet në hyrje të zonës, pret Bekaj


Top Channel

You may also like