ZHAPORIZHIA – Pushtuesit rusë planifikojnë përgjimin e telefonave të banorëve

by admin
Spread the love

MOSKË, 27 tetor /ATSH-DPA/ – Administrata ushtarake në rajonin e pushtuar nga Rusia të Zaporizhzhya në Ukrainën jugore do të fillojë të kontrollojë rastësisht telefonat e banorëve për “propagandë”.

Kreu i autoriteteve pushtuese ruse, Vladimir Rogov, njoftoi planin në Telegram, duke thënë se gjendja e luftës në rajonin e Zaporizhzhya – e aneksuar nga Moska në një lëvizje të shpallur të paligjshme – lejon “censurën ushtarake”.

Telefonat gjithashtu do të kontrollohen për kanale pro-ukrainase, tha Rogov, duke shtuar se “nëse një person ndjek kanalet e propagandës, ai do të marrë një paralajmërim fillimisht”.

Krimet e tjera do të dënohen, tha Rogov, duke shtuar: “Pasoj kriminale parashikohen për shkelje të qëllimshme të ligjit për agjentët e huaj”.

Rusia pushtoi rajonin e Zaporizhzhya menjëherë pasi filloi pushtimin e saj të Ukrainës më 24 shkurt.   /os/

Në bazë të nenit 4 të ligjit ”Për funksionimin e Agjencisë Telegrafike Shqiptare”, ndalohet kopjimi, riprodhimi dhe publikimi i informacionit pa cituar burimin e tij.

Artikulli paraprakBalla për marrëveshjen Berisha-Meta: Urojmë të përputhen

You may also like