Zhang merr vendimin e madh, plotëson dëshirën e Inzaghit dhe tifozëve të Interit

by admin
Spread the love

Milan Skriniar nuk shitet më. Është ky vendimi që ka marrë presidenti i Interit Steven Zhagn, i cili më në fund ka vendosur të kënaqë trajnerin Simone Inzaghi, duke mbajtur në Milano një nga elementët më të rëndësishëm të organikës.

Në të njëjtën kohë, Zhang ka autorizuar Marottën e Ausilion që të nisin negociatat me Skriniar për rinovimin e kontratës, duke qenë se ajo aktualja skadon pikërisht në verën e 2024-ës.

Natyrisht që nuk do të jetë e vështirë gjetja e marrëveshjes, pasi mbrojtësi nuk e ka fshehur asnjëherë dashurinë për ngjyrat zikaltër, ndërsa drejtuesit e Interit janë gati ta shpërblejnë me një pagë prej “top player”-i, të përafërt me atë që në ekip e përfitojnë vetëm emra si Lautaro, Lukaku e Brozovic, pra rreth 6 milionë euro në sezon.

Në këtë mënyrë Inzaghi mund të bazohet sërish te titullarët e sezonit të kaluar në prapavijë, për të ngritur murin para portës dhe gjithashtu, është në pritje të një tjetër përforcimi, për të zëvendësuar Ranocchian e larguar këtë verë.


Top Channel

Lexo lajme interesante

You may also like