“Zgjoi” i Blerta Bashollit zë vend në faqet e mediumit më prestigjioz amerikan

by admin
Spread the love

Mediumi më prestigjioz amerikan ‘New York Times’ ka shkruar për filmin ‘Zgjoi’ të Blerta Bashollit, film ky që pati një sukses të jashtëzakonshëm ndërkombëtar, duke u bërë edhe kandidatura e Kosovës për çmimin Oskar, në kategorinë për filmin më të mirë të huaj.

New York Time, artikullin për këtë film e titulloi “Rishikimi i ‘Zgjoi’: Pas luftës, një e mbijetuar e gjen veten”.

“Megjithatë, kryesisht ajo që të bën të tërbuar është performanca e fuqishme, e bazuar fizikisht e Gashit, e cila artikulon në mënyrë lirike punën e brendshme të personazhit të saj të heshtur. Së bashku, interpretuesja dhe regjisorja shpalosin harkun e një jete përmes gjesteve të Fahrijes dhe në vijat e forta të nofullës së saj, në buzët e saj pa buzëqeshje dhe në shikimin e saj të ulur shpejt. Dhe ndërsa stoicizmi i personazhit duket si një mur i pathyeshëm, këto dy gra e çmontojnë – dhe e rindërtojnë atë – me efekt nxitës”, thuhet në një pjesë të artikullit.

Filmi shpalos rrëfimin e Fahrije Hotit dhe grave nga Krusha e Madhe. Drama e jashtëzakonshme është e bazuar në ngjarje të vërteta të grave që kanë mbetur të veja për shkak të luftës, të cilat luftojnë kundër patriarkatit. Gashi luan rolin e Fahrije Hotit.

Ky film tashmë është dhënë premierë në shumë vende të botës. Ndërsa, nga 5 nëntori ky film do të shfaqet edhe në kinematë e Amerikës.

Artikullin e plotë të New York Times për filmin ‘Zgjoi’ mund ta lexoni duke klikuar këtu.

You may also like