Zgjohet Sevilla! Pas pesë ndeshjeve pa fitore, mundën Rayo Vallecanon

by admin
Spread the love

Sevilla kthehet te triumfi në kampionat pas pesë javëve dhe atë e bën në transfertën e Rayo Vallecano.

Sfida e javës së 23-të të La Liga u dominua në pjesën më të madhe nga vendasit, por në fund u mbyll me fitoren 1-2 të miqve. Takimi u zhbllokua në minutën e 19’ nga En Nesyri, i cili kaloi Sevilla-n në avantazh.

Megjithatë në minutën e 29’, i asituar nga Espino, Palazon barazoi për Rayo Vallecano. Goli i fundit i kësaj përballjeje u realizua po nga En Nesyri, i cili i dha avantazhin dhe fitoren skuadrës së tij me golin e shënuar në minutën e 45’. Pas kësaj përballjeje, Rayo Vallecano renditet në vend të 13-të me 24 pikë, teksa Sevilla renditet në vend të 15-të me 20 pikë. Ndërkohë mbrojtësi i kombëtares shqiptare të futbollit, Ivan Balliu e nisi sfidën në rolin e titullarit dhe luajti deri në minutën e 86’.


Top Channel

You may also like