Zgjohem dhe fle përballë teje. 24 orë me ty! Përpara Luani im!

by admin
Spread the love

Që nga dalja e Kiarës nga shtëpia e Big Brother VIP, duket se Luizi nuk ka qenë në një gjendje mjaft të mirë shpirtërore. Së fundmi, ai i ka shprehur Visit shqetesimin se si partnerja e tij po e sheh nga jashtë shtëpisë. Ai tregoi se e kishte planifikuar që të dilnin bashkë nga Big Brother e do i përballonin bashkë të gjitha.

“Nuk e di çfarë është duke bërë Kiara, nuk e di si më ka parë jashtë, nuk e di çfarë po lexon. E kisha llogaritur të dilnim bashkë dhe t’i përballonim të gjitha bashkë jashtë, thashethemet, presionin e njerëzve”, tha Luizi.

Pikërisht këtë moment, Kiara e ka postuar në Instastory duke treguar kështu se pavarësisht se ajo ka dalë nga shtëpia, po e ndjek 24 orë të dashurin e saj të zemrës.

“Zgjohem dhe fle përballë teje. 24/24 vetëm me ty! Vazhdo përpara Luani im!”, shkruan Kiara në postimin e ndarë për ndjekësit e saj në rrjetet e saj sociale.

You may also like