Zgjidhje përfundimtare përmes njohjes së ndërsjellë – Shqip

by admin
Spread the love

Para takimit të Ohrit mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, kreu i BDI-së, Ali Ahmeti ka realizuar takim me përfaqësuesin e BE-së, ndërmjetësuesin Miroslav Lajçak, njofton KlanM.

“Në prag të fillimit të dialogut më të rëndësishëm për stabilitetin dhe perspektivën europiane të Ballkanit Perëndimor mes Kosovës  dhe Serbisë, takova sot në Ohër ndërmjetësuesin e BE-së,  z. Miroslav Lajçak. Shpreha mirënjohje për rolin konstruktiv dhe krucial të BE-së drejt zgjidhjes përfundimtare të këtij kontesti përmes njohjes së ndërsjelltë”, ka shkruar Ahmeti.

Ndërkaq herët në mëngjes, Ahmeti ka realizuar takim edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./KlanMacedonia

You may also like