Zgjerohet harta/ Izraeli luftë të ashpër me militantët e Hamasit dhe Hezbollahut

by admin
Spread the love

Luftime të ashpra janë zhvilluar në Gazën veriore mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit teksa lufta hyri në javën e saj të pestë.

Por Izraeli nuk është ndalur me kaq, Ushtria ka njoftuar se ka zhvilluar gjithashtu operacione në jug të vendit si dhe përgjatë kufirin me Libanin.

Ndërhyrjet në Liban sipas ushtrisë izraelite erdhën pasi grupi militant Hezbollah ka kryer sulme në caqet ushtarake izraelite.

Përshkallëzimi është raportuar një ditë pasi lideri i Hezbollahut, Sayyed Hassan Nasrallah, ka thënë se grupi i tij i fuqishëm tashmë është përfshirë në luftimet e pashembullta përgjatë kufirit Liban-Izrael. Hezbollah ka thënë përmes një deklarate se luftëtarët e tij kanë sulmuar të paktën gjashtë pika izraelite në kufi, duke thënë se janë përdorur “raketa dhe armë të mjaftueshme”.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, në anën tjetër, ka thënë se aeroplanët luftarakë izraelitë, tanket dhe artileria kanë gjuajtur drejt burimeve të sulmit në anën e Libanit dhe i kanë shënjestruar depot e armëve dhe infrastrukturën e Hezbollahut.

Ndërkohë, ushtria amerikane njoftoi se aeroplanmbajtësja e tyre e dytë, ka mbërritur në Lindjen e Mesme. Izraeli akuzoi sakaq militantët e Hamasit se kanë goditur me mortaja rrugëkalimin e lënë hapur prej tyre për korridor për civilët palestinezë.

Organizatat ndërkombëtare thonë se mes viktimave të sulmi izraelit para hyrjes së spitalit në Gaza dhe në një shkollë të OKB-së kishte edhe fëmijë, ndërkohë që numri total i viktimave po shkon në 10 mijë.


Top Channel

You may also like