Zgjerimi i Qeverisë hap pozitiv – Shqip

by admin
Spread the love

OPTIMIST SE DO TË KALOJNË NDRYSHIMET KUSHTETUESE

Analistët politik vlersojnë se thirrjet për zgjerimin e shumicës parlamentare bëhen për interasa të qeverisë, megjithatë në momentin kur vendi përballet me probleme të shumta është më se e nevojshme një gjë e till. Ata shprehen optimist se ndryshimet kushtetuese do të kalojnë.

Zgjerimin e shumicës parlamentare dhe përfshirjen e ASH në qeveri njohësit e çështjeve politike e shohin si një hap pozitiv, sipas tyre,kjo shumicë shtohet në kohën kur vendin e presin sfida të rëndësishme politike, duke përfshirë ndryshimet kushtetuese.

”Tani bëhet lufta se a do të sigurohet shumica. Politika është interes…Këto ndryshime më shumë bëhen për ta ruajtur numrin 61 të shumicës sesa për ndryshimet kushtetuese” – tha Qenan Aliu.

“Mendoj që e nevojshme është përfshirja apo zgjerimi i shumicës parlamentare, për arsye se në situata të tilla politike është mirë të ketë një inkluzivitet më të madh shoqëror që do të garantonte një stabilitet më të madh politik apo social. Prandaj nuk e shoh si problem përfshirjen e ASh në qeveri” – tha Ardian Demiri.

”Jamë optimist se shumica parlamentare do të zgjerohet. Shohë gatishmëri edhe te partnerët ndërkombëtar. Dhe treta nëse zgjerohet shumica mundësitë për të arritur te numri 81 nu k janë të pa mundura” – tha Albert Musliu.

Mendoj që Arben Taravari është mes dy zgjidhjeve

”Unë mendoj se përderisa ka dhënë provat, mendoj se duhet të jetë pjesë e zgjerimit të qeverisë. Nëse nuk e bën këtë duhet ta bllokojë çdo proces dhe të krëkoj zgjedhje të parakohshme parlamentare. Ash duhet të jetë pjesë e qeverisë” – tha Alajdin Ismani.

Ata shprehen optimist se do të sigurohet shumica prej dy të tretave për nevojën e ndryshimeve kushtetuese dhe për këtë vullnet do të ketë edhe te deputetët e opozitës.

You may also like