Zgjedhjet për Presidentin e ri, Alibeaj bën veprimin e papritur

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Enkelejd Alibeajt ka ftuar të mblidhet grupi parlamentar nesër për procesin e zgjedhjes së presidentit të ri, pasi Ilir Metës i përfundon afati në korrik.

“Secili anëtar i grupit mund të sugjerojë kriteret që do propozojmë për zgjedhjen e Presidentit, dhe rregullat e procedurës që do ndiqet për përzgjedhjen konsensuale, ku opozita të ketë rol thelbësor në proces,”-mësohet se është shprehur lidhur me mbledhjen Alibeaj. Ndërkohë që nuk kanë munguar as kundërshtimet.

Ka deputetë që duan përfshirjen e opozitës në proces, ndërsa nga ana tjetër anëtarët e Komisionit të Rithemelimit kanë mohuar kategorikisht uljen me socialistët në tryezë për presidentin, duke pretenduar se gjithçka është farsë. Po ashtu, ata nuk njohin Alibeajn si drejtues të grupit parlamentar pasi është shkarkuar në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar më 30 prill.

Herën e fundit që grupi parlamentar u mblodh me kërkesë të tij, nuk plotësohej numri i mjaftueshëm për kuorumin, pasi krahas bojkotit nga deputetët e “Rithemelimit”, Alibeaj nuk mbështetet më as nga 15 deputetë të tjerë që kanë zgjedhur të mos mbajnë asnjë anë në përplasjen që po ndodh brenda selisë blu.

You may also like