Zgjedhjet në Bullgari, votimi i katërt i vendit në vetëm 18 muaj 

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Bullgaria është përfshirë në një trazirë aq të thellë politike saqë zgjedhjet e parakohshme të së dielës do të jenë votimi i katërt i tillë në vetëm 18 muaj.  Këto Zgjedhje u bënë të nevojshme pas rrëzimit në korrik 2022 të qeverisë liberale të reformuar të kryesuar nga kryeministri Kiril Petkoë.

Ajo ishte në pushtet që nga fundi i vitit 2021 ku u formua një koalicion shumë heterogjen, përbërë nga dy parti liberale, mes të cilave partia e Petkoëit “Ne vazhdojmë ndryshimet” (PP).Bullgaria, e cila u bashkua me Bashkimin Evropian së bashku me fqinjin Rumani 15 vjet më parë, kishte gëzuar stabilitet relativ deri dy vjet më parë.

Por protestat antiqeveritare në shkallë të gjerë dhe të zgjatur tronditën vendin në verën e vitit 2020. Njerëzit akuzuan qeverinë e Bojko Borisovit — e zgjedhur për herë të parë në 2009 – për korrupsion dhe kthim prapa në demokraci.

Sondazhet e fundit tregojnë se shqetësimet kryesore të bullgarëve lidhen me inflacionin, rritjen e çmimeve dhe krizën e afërt të energjisë.Në Bullgari, më i varfëri ndër 27 anëtarët e Bashkimit Evropian, kostot në rritje të energjisë po i detyrojnë familjet të shkurtojnë shpenzimet shtesë përpara muajve të ardhshëm të dimrit për t’u siguruar që kanë para të mjaftueshme për të blerë ushqime dhe ilaçe. Lidhur me këtë, ka pasur edhe një ndryshim në atë që i shtyn njerëzit të votojnë, thonë ekspertët.

Në zgjedhjet e vitit të kaluar, elektorati u nda midis partive që përfaqësonin status quo-në dhe atyre që premtonin ndryshim.Por lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka. Tani ndarja është mes atyre që mbajnë një pozicion pro-Euro, pro-atlantik dhe atyre që kanë një qëndrim më të butë ndaj veprimeve të Rusisë, tha për Euroneës Bulgaria Dimitar Ganev, një sociolog nga organizata e anketimit Trend Research Center.Sipas sondazheve paraprake, Aleanca politike GERB-SDS kryeson në këto zgjedhje, dhe pas tij vjen partia i Kiril petkov.

Në Bullgari, kur një qeveri bie dhe nuk mund të bihet dakord për një të re, kushtetuta thotë se presidenti duhet të emërojë një kabinet të përkohshëm për të qeverisur deri në mbajtjen e zgjedhjeve të reja parlamentare.  Prandaj, presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, ka rekrutuar tre nga koalicionet më të fundit të vendit, duke e bërë atë një figurë kyçe në trazirat politike që ka përfshirë shtetin e BE-së në vitet e fundit.


Top Channel

You may also like