Zgjedhjet lokale në Maqedoni, sot publikohen rezultatet përfundimtare

by admin
Spread the love

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut këtë të shtunë do të publikojë rezultatet përfundimtare nga rrethi i parë të zgjedhjeve për kryetar komune dhe këshilltarë në 80 komuna dhe Bashkinë e Shkupit.

Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski pritet që të bëjë të ditur se në cilat komuna do të votohet në rreth të dytë dhe ku do të ketë rivotim në rrethinë e parë. Po ashtu do ta bëjë të ditur numrin e këshilltarëve të partive politike dhe listave të pavarura.

Të sëmurët që dëshirojnë të votojnë në rreth të dytë mund të paraqiten në komisionet zgjedhore deri sonte në mesnatë, ndërsa të drejtën e votës nga shtëpia e tyre do të mund ta bëjnë të sëmurët dhe të pafuqishmit që tashmë janë paraqitur në rreth të parë.

Ndërkohë bëhet me dije se afati për paraqitje për votim në rreth të dytë për personat me coronaviurs dhe në izolim skadon më 25 tetor.

Lajme interesante

You may also like