Zgjedhjet lokale, emrat e përfolur nga Vetëvendosje për shtatë qendra

Në Lëvizjen Vetëvendosje tashmë është përmbyllur pranimi i kandidaturave të brendshme për kryetar të komunave.

Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka zyrtarizuar asnjë kandidaturë për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen më 17 tetor.

Nga ky subjekt politik deri më tani janë shprehur të rezervuar sa u përket emrave të mundshëm që do të jenë kandidat për kryetar të komunave.

Mirëpo pavarësisht kësaj, kandidatë të caktuar nuk kanë nguruar të shprehin se ata do të jenë në garë për të marrë nominimin e partisë së pari.

Informacione për kandidatët e mundshëm të LVV-së kanë rrjedhur edhe nga degë të caktuara apo zyrtarë lokal të këtij subjekti.

Telegrafi iu sjellë kandidaturat e përfolura deri më tani si kandidatë të mundshëm me LVV-së në shtatë qendrat e mëdha të Kosovës.

Prishtinë:

Arben Vitia dhe Liburn Aliu janë dy kandidaturat më të përfolura deri më tani.

Prizren:

Interesim edhe për një mandat ka shprehur kryetari aktual i Prizrenit Mytaher Haskuka. Gatishmërinë për t’i hyrë garës në zgjedhjet lokale të vjeshtës e kanë shprehur edhe deputetja Drita Millaku, derisa si kandidat i mundshëm i LVV-së në Prizren përflitet edhe mjeku Irfan Daullxhiu.

Pejë:

Gazmend Agusholli ka mbështetjen e degës së LVV-së, derisa ambicien për t’i hyrës garës për kryetar si kandidat i LVV-së e ka shprehur edhe gazetari nga diaspora Gëzim Mekuli.

Leave a Reply