Zgjedhjet e pjesshme vendore, KQZ informon Presidencën për vakancat e krijuara, Meta i shkruan Kryeministrisë

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka kthyer përgjigje presidentit Meta mbi bashkitë që janë pa kryetarë. Kreu i shtetit njoftoi pak ditë më parë se do të shpallte zgjedhjet e pjesshme dhe kërkoi të dhëna nga KQZ. Kjo e fundit i ka kthyer dje përgjigje, por duket se situata nuk është zgjidhur totalisht. Në shkresën e KQZ thuhet se pa kryetarë janë tre bashki: Shkodra, Vora dhe Dibra. KQZ thotë se nuk ka dijeni në lidhje me bashkitë Lushnjë, Durrës dhe Rrogozhinë.

“KQZ ka shpallur të pavlefshme dhe përfundimin e parakohshëm të mandatit të kryetarit të bashkisë Vorë, Agim Kajmaku. Valdrin Pjetri, kandidati fitues për kryetar i bashkisë Shkodër, para marrjes së detyrës ka vënë në dijeni KQZ për dhënien e dorëheqjes nga marrja e detyrës. Zoti Dionis Imeraj, kryetari i bashkisë Dibër ka depozituar pranë KQZ dokumentacionin e kandidimit si deputet për zgjedhjet e Kuvendit të datës 25 prill 2021, pjesë e të cilës është edhe kërkesa e tij për dorëheqjen për shkak të kandidimit”, thuhet në shkresën e KQZ.

Pa kësaj letre, Presidenca i është drejtuar Kryeministrisë për të kërkuar informacion mbi vakancat në 3 bashkitë e tjera. Disa ditë më parë presidenti Meta, në një konferencë për mediat tha se menjëherë pasi KQZ të jepte informacionin për bashkitë pa kryetar, do të shqyrtonte datën për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme lokale.

“Sot përmes një letre zyrtare, të dërguar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, kam kërkuar informacion mbi faktin se: Kush janë saktësisht ato Njësi të Qeverisjes Vendore (bashki), në të cilat përgjatë kësaj periudhe 30 qershor 2019 – Janar 2022, sipas informacionit dhe vlerësimit ku kryetarëve të bashkive u ka përfunduar mandati në mënyrë të parakohshme? Cili është shkaku ligjor dhe akti përmes të cilit është realizuar përfundimi i parakohshëm i mandatit dhe për plotësimin e të cilave është i domosdoshëm organizimi i zgjedhjeve të pjesshme për kryetarin e bashkisë, në përputhje me dispozitat e Kodit Zgjedhor të Republikës së Shqipërisë?”, tha Meta.

You may also like