Zgjedhjet e pjesshme lokale, Edi Rama zbardh vendimin e fundit të Kryesisë së PS-së

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë së Partisë Socialiste. Teksa foli për pjesmarrjen në zgjedhjet lokale, Rama u shpreh se në këtë garë nuk do të ketë kandidatë nga radhët e deputetëve, sipas tij, këta të fundit janë zgjedhur për të ushtruar funksionet në Kuvend.

Ky vendim për kryeministrin u mbështet edhe nga Kryesia e PS-së, ndërkohë që ka shtuar se përparësi për të kanë kandidatet femra.

Reagimi i Ramës:

“Për 6 bashkitë kemi folur për të vijuar me njëherë procesin, do respektojmë afatet, do paraqesim kandidatët. Nuk mendoj se do kemi deputetët në garë, sepse deputetët janë zgjedhur për të bërë deputetin. Ky është mendimi i Kryesisë. Sa për gratë, mes një burri me një grua, zgjedh një grua”, tha Rama.

 

You may also like