Zbulohet kandidatura që do të garojë në emër të deputetit Lulzim Basha në Shkodër, që quhet Xhevdet Amuli dhe aktualisht mban postin e kryetarit të PD-së në qytetin më të madh verior.
Amuli njihet si njeri i besuar i Lulzim Bashës.
Ai arriti ta marrë këtë post, pasi fitoi në zgjedhjet e vitit 2018 me vetëm dy vota më shumë, në garën me ish-kreun e PD-së Ramiz Çobaj.
Duket se vetë Basha vijon të përdorë praktikën “vetë vulos, dhe vetë firmos” për të caktuar kandidaturat, siç ka bërë në të gjitha zgjedhjet e këtyre tetë viteve të fundit.
Burime nga qyteti i Shkodrës, thanë se Basha ia ka premtuar kandidimin Amulit me kushtin që ky i fundit, të mos i bashkohej “Foltores”.
Nga ana tjetër, pritet që së shpejti, Komisioni i Rithemelimit të nxjerrë edhe emrin e kandidatit që do garojë në zgjedhjet e 6 marsit.
Ky emër siç është lajmëruar dhe më paë, do të dalë pas zhvillimit të primareve me anëtarësinë e partisë, por edhe konsultat me faktorë të rëndësishëm të qytetit të Shkodrës.