Zëvendësuesi i Santos te Portugalia, në skenë del emri i Jose Mourinhos

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Fernando Santos mund të mos jetë më trajner i Portugalisë pas eliminimit nga Kupa e Botës në çerekfinale ndaj Marokut. Numri 1 i stolit luzitan nuk i përmbushi pritshmëritë dhe sipas mediave portugeze mund të shkarkohet në ditët në vijim.

Megjithatë, mediat italiane kanë bërë publik edhe një nga emrat që mund të marrë drejtimin e Kombëtares së Portugalisë. Sipas asaj që raportohet nga “Corriere dello Sport”, Federata portugeze po mendon të ulë në stol Jose Mourinhon.

Ky i fundit aktualisht është trajner i Romës dhe ka një kontratë deri në vitin 2024 që e mban lidhur me verdhekuqtë. Megjithatë, Mourinho nuk dëshiron ta humbasë këtë mundësi dhe është gati të diskutojë me drejtuesit e Romës në mënyrë që t’i bëjë të dyja punët njëkohësisht. /oversport.tv

You may also like