Zëvendësuesi i Perisic tek Interi? Del në skenë emri i talentit spanjoll

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Rinovimi i Ivan Perisic mbetet ende pezull tek Interi dhe klubi zikaltër është vënë në lëvizje për të gjetur zëvendësuesin e tij. Me Robin Gosens në shtëpi, Beppe Marotta kërkon t’i japë edhe një tjetër opsion Simone Inzaghit për krahun e majtë.

Bëhet fjalë për talentin e Anderlecht, Sergio Gomez. Sipas asaj që raportohet nga Bild, Interi është duke e ndjekur me vëmendje mbrojtësin 21-vjeçar i cili po zhvillon një sezon mjaft të mirë në drejtimin e Vincent Kompany.

Një produkt i akademisë së Barcelonës, Gomez konsiderohet se ka karakteristikat ideale për lojën e Inzaghit, si dhe i përshtatet kushteve ekonomike që ka Interi. Mjaftojnë 10 milionë euro që Marotta ta transferojë atë në Milano, një shumë që nuk do të krijonte problem për zikaltrit.

Megjithatë, fillimisht Interi duhet të qartësojë situatën me Ivan Perisic përpara se të bëjë një lëvizje për mbrojtësin e majtë. Nga ana tjetër, problem është edhe konkurrenca. Për Gomez, përveç Interit interesohen edhe Manchester United, Chelsea e Olimpique Marseille. /oversport.tv

You may also like