Zëvendësministri i Arsimit: Hap pozitiv nga SBAShK-u, nxënësit humbën 11% të mësimit

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Zëvendësministri i Arsimit, Dukagjin Pupovci, ka thënë se mundësia që Sindikata ta pezullojë grevën, është hap pozitiv.

Pupovci ka thënë për Albanian Post se nxënësit deri më tani kanë humbur 11% të mësimit.

“Deri sot nxënësit kanë humbur 11 për qind të vitit shkollor dhe të gjithë duhet të angazhohemi që sa më parë të ulen në bankat e shkollës”, tha Pupovci.

Ndryshe, SBASHK-u ka quajtur Qeverinë Kurti “inatçore”, pasi sipas tyre ekzekutivi nuk e ka prioritet zhvillimin e arsimit.

Propozimi i Sindikatës ishte që greva të pezullohet deri në janar, e mësimi të fillojë më 3 tetor. Për këtë ata po presin nëj përgjigje nga anëtarësia.

You may also like