Zëvendësi i Inzaghit: Tifozët e Napolit na “vunë poshtë”, por u përpoqëm të fitonim  

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Inzaghi është i pezulluar, dhe përpara mediave pas supersfidës Napoli-Inter, ka dalë zëvendësi i tij, Massimiliano Farris. Ai komentoi sfidën e sotme dhe u shpreh disi i lumtur për pikën e arritur në Maradona.

“Pjesa e dytë thotë shumë për vlerën e skuadrës sonë. Episodi i penalltisë na vendosi në vështirësi. Napoli me tifozët e tij na “vuri poshtë” dhe gjithashtu ata janë një ekip i madh. Ne rifilluam lojën dhe u përpoqëm ta fitonim atë. Një pikë na “qëndron mirë”, dhe pse ka edhe disa pengje nga takimi. Të mos harrojmë që ne luajtëm derbin, ndërsa ata e patën gjithë javën për t’u përgatitur”.

DUMFRIES- “Kur ai mbëriti në Itali si një i huaj që nuk di gjuhën, direkt u etiketua se po haste në vështirësi. Ka mësuar përditë, gjuhën dhe sidomos skemat, për të personalizuar lëvizjet e tij në fushë”.

ZËVENDËSIMET NË FUNDIN E NDESHJES- “Skuadra po bënte mirë. Por Sanchez mbeti jashtë fushës për 5-6 minuta… Inzaghi ishte në kontakt me pankinën, sjellja ishte e duhura.”

LAUTARO MARTINEZ- “Talenti është aty dhe koha është në anën e tij, është viti 97. Ai e ka fituar këtë pozicion tek Interi. Ndër aftësitë e tij më të mira janë golat me akrobaci, ai duhet të përmirësojë njohuritë e tij me Edin, por koha është në anën e tij. Ai punon me vendosmëri të madhe, e ndjen fanellën dhe është një nga kapitenët tanë në fushë”. /oversport.tv

You may also like