Zeqirija Ibrahimi: Këto politikanë cinik që flejnë 4 vjet dhe ngjallen 2 javë para zgjedhjeve duhet të shkojnë në histori

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Anëtari i paritsë ‘BESA’ Zeqirija Ibrahimi, ka reaguar me një shrkim një shkrim në rrjetin social Facebook ku shprehet se kryetari i komunës së Çairit ka fjetur për katër vite dhe tani dy javë para zgjedhjeve po aktron sikur po punon me qëllim marrjen e votave nga qytetarët, transmeton InfoShqip

Ibrahimi më tej shkruan se: Këto biçim politikanësh na kanë neveritur dhe ka ardhur koha të dërgohen në histori.

Në vazhdim postimi i plotë i Ibrahimit:

“Njeriut që premton pasi të ketë mashtruar nuk i besohet më asnjëherë.

Ndërsa drejtuesi i komunës që katër vjet fle dhe vjedh, ndërsa në javën e fundit të mandatit aktron punë në komunë, përveç që është cinik, është edhe i ligë. Ai qëllimisht i lë qytetarët të vuajnë katër vjet që, duke punuar në dy javët e fundit të mandatit, t’i mashtrojë qytetarët e t’ua marrë votat.

Këso biçim politikanësh na kanë neveritur dhe e kanë kohën të shkojnë në histori.” përfundon ai. /InfoShqip.com

You may also like