Zeqiri: Tetova është në një krizë të rëndë, Lëvizja Besa duhet të ndaj pushtetin 

by admin
Spread the love

Arben Zeqiri nga Aleanca për Shqiptarët ka theksuar se komuna e Tetovës është një nga komunat e vetme që nuk ka plan gjeneral urbanistik ndërsa qytetarët kanë halle sepse vet nga persona të komunës u është thënë të ndërtojnë pa leje pastaj do të legalizohen duke pasur parasyshë se aty është edhe më lehtë të zhvaten qytetarët.

Në emisionin POLEMIKË, Arben Zeqiri nga ASH-ja ka theksuar se partia e tij ka mbështetur Lëvizjen Besa pa asnjë kusht kandidatin për aktual pasi i kishte premtuar qytetarit të Tetovës se do të jenë kundër Teuta Arifit.

Zeqiri shtoi se Lëvizja Besa duhet të ndaj pushtetin sepse nuk kanë përvojën dhe mundësinë për të udhëhequr një komunë kaq të madhe siç është komuna e Tetovës, ne kemi përvojën dhe e kemi dëshmuar se kuadrot e ASH-së kanë dëshmuar si në komunën e Bogovinës, Vrapçishtit dhe Gostivarit duke dëshmuar se mund të udhëhiqet pa afera dhe pa probleme.

Në kuadër të debatit parazgjedhorë në emisionin POLEMIKË në televizionin Koha, Arben Zeqiri nga ASH-ja ka potencuar se Aleanca për Shqiptarët vendosi të ju jap mundësi të rinjëve dhe të mos mendoj se çfarë duhet të bëjmë e si duhet të bëjmë diçka për rininë por që këtë ua lam në dorë të rinjëve që ata të bëjnë më të mirën për veten dhe për të rinjtë në Tetovë.

Zeqiri më tej shtoi se migrimi i të rinjëve nuk ndodh vetëm për shkaqe ekonomike por ndodhë për shkaqe politike, pasiguri etj. Platforma  etë rinjëve të ASH-së nuk ju dedikohet vetëm të rinjëve por gjithë qytetarëve me qëllim që kjo të shërbej për ti motivuar të rinjtë që të kthehen sepse edhe këtu mundet

You may also like