Zeqiri: Nuk kam arsye për t’u arratisur

by admin
Spread the love




Ish-sekretari i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, sot para gjykatësve ka kërkuar që t’i shfuqizohet masa e paraburgimit dhe të mbrohet në liri.

“As që kam qëllim, edhe skam arsye pse të largohem dhe të fshihem nga organet e ndjekjes, Dua të kujtojë se që nga procedura parahetimore unë isha në funksionin që kryeja, Unë nënshkrova që të dorëzohen të gjitha dokumentet të cila i kanë kërkuar nga unë. Po të doja të largohesha, kam pasur hapësirë një vit, sepse kisha njohuri se kryhej procedurë”, deklaroi Zeqiri në gjykatë.

 

Ndërkaq miqtë e Zeqirit kanë dhënë pronë si garanci se nuk do të ikë, por sipas Prokurorisë kjo nuk mjafton kundrejt dëmit material që e ka shkaktuar ish-sekretari gjeneral.

Ndryshe kundër Zeqiri udhëhiqet rast për mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës zyrtare, gjegjësisht për një studim fizibiliteti për privatizim të “Postës”.

 


You may also like