Zeqiri dëshmoi kundër Rashkovskit për softuerin: Qeveria nuk shqipton gjoba trafiku

by admin
Spread the love




Ish-sekretari gjeneral i Qeverisë,, Muhamed Zeqiri, gjatë ditës së sotme ka dëshmuar kundër ish-paraardhësit të tij në këtë institucion, Dragi Rashkovski.

 “Nuk kam qenë i njoftuar për softuerin për matjen e shpejtësisë dhe shqiptimin e gjobave. Sa e di unë, Qeveria nuk mund të shqiptojë gjoba dhe të matë shpejtësi”, tha Zeqiri.

Zeqiri më tej u shpreh se nëse duhet të blehet softuer për institucion tjetër, si përshembull për MPB-në, atëherë kërkesa duhet të bëhet së pari nga vet MPB-ja e më pas Qeveria të merr vendim dhe t’i dorëzohet institucionit.


You may also like