Zemërim në Spanjë për taksën e BE ndaj turistëve britanikëve që mund të dëmtojë ekonomitë vendase (fotot)

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Qyteti turistik spanjoll i Costa del Sol ka bërë thirrje të ashpra ‘mos-ndërjyrjeje’ pas planeve të BE për të vendosur një takse të re turizmi atje.

Drejtues të industrisë turistike thanë se janë ‘totalisht kundër idesë’ e cila mund të shtojë ndjeshëm kontot për turistët e huaj sidomos ata britanikë që vijnë në qytetin bregdetar për pushimet e tyre verore.

Në një mesazh të qartë për BE, një nga politikanët kryesorë të Costa del Sol u tha atyre të mos përzihen në çështjet e vendit dhe të lënë Spanjën të drejtojë vetë çështjet e saj të turizmit, shkruan Daily Mail.

Dje grupi kryesor i industrisë së turizmit në Spanjë, ‘Mesa del Turismo’ dërgoi një paralajmërim urgjent kundër largimit të miliona turistëve nëse Bashkimi Evropian vendos “taksën e turizmit” këtë vit.

Zyrtarët thanë se kostoja e re është një “kërcënim” ashtu siç është dhe taksa e re turistike për vizitorët nga jashtë BE që hyjnë në zonën Shengen.

Bashkimi Evropian mund të nisë këtë taksë që prej nëntorit të këtij viti me emërtimin Sistemi i Informacionit dhe Autorizimit të Udhëtimit ose ETIAS që kërkon pagesën e €7 për çdo turist nga jashtë BE, ku tashme përfshihet dhe Britania.

Agjencia spanjolle e turizmit tha në një deklaratë: “Mesa është veçanërisht e shqetësuar për pasojat e kësaj takse në turizmin nga Britania që është më i madhi për ne me18 milionë vizitorë në 2019”.

“Nëse kjo masë aktivizohet, i shtohet taksave vendase që turistët duhet të paguajnë për të vizituar disa qytete evropiane”.

Një tjetër shqetësim i ngritur kësaj jave nga Mesa është plani i linjave ajrore gjermane Lufthansa për të bërë aeroportin e Romës Fiumicino, në qendrën e fluturimeve ndërkontinentale drejt Azisë, Amerikës dhe Afrikës.

“Kjo lëvizje dëmton aeroportin e Madrid ‘Barajas’ që aktualisht punon me fluturimet me Amerikën Latine dhe rrjedhimisht dëmton markën spanjolle”, thanë zyrtarët.

Ndryshe nga sistemi korrespondues amerikan, taksa ETIAS i lejon njerëzve hyrje pa vizë për 90 ditë, gjatë të cilave nuk mund të punojnë ose studiojnë por të përfshihen në biznes e aktivitete turistike,’ sipas faqes së internetit të Schengen .