Zelenskyy iu drejtohet trupave ruse: Ka opsione që ju të mbijetoni, ngrihuni në protesta

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu është drejtuar trupave ruse duke i thënë se ka opsione që të mbijetojnë.

Në një postim në Telegram, ai tha se 55,000 ushtarë rusë kanë vdekur në këtë luftë në gjashtë muaj, megjithëse Rusia ka thënë se shifra është shumë më e ulët.

“Dhjetëra mijëra të tjerë janë të plagosur dhe të gjymtuar. Doni më shumë? Jo? Protestoni. Luftoni përsëri, ikni. Ose dorëzohuni në robërinë ukrainase. Këto janë opsione që ju të mbijetoni”, tha Zelenskyy.

Zelenskyy e përshkroi vendimin e Vladimir Putin për të mobilizuar 300,000 rezervistë si një “pranim të sinqertë se ushtria e tyre e rregullt, e cila është përgatitur për dekada për të marrë nën kontroll një vend të huaj, nuk i rezistoi dhe u shkatërrua”.

“Për shkak të mobilizimit, lufta tani është diçka që ka hyrë në çdo shtëpi ruse. Është pikërisht për faktin e forcës ukrainase që udhëheqja e Rusisë reagon, duke ndryshuar taktika dhe duke u përpjekur të tërheqë edhe më shumë qytetarë dhe burime ruse në luftë.” shtoi ai.


Top Channel

You may also like