Zelensky: Nuk mund ta nisim kundërofensivën pa siguruar më shumë armatim

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka thënë se kundërofensiva e Ukrainës kundër Rusisë nuk mund të fillojë derisa aleatët perëndimorë të dërgojnë më shumë mbështetje ushtarake.

Ai tha një gazete japoneze se nuk do të dërgojë trupat e tij në vijën e frontit pa siguruar më shumë tanke, artileri dhe raketahedhës Himars.

Zelensky deklaroi në intervistë se situata në Ukrainën lindore “nuk ishte e mirë”.

“Ne presim që të mbërrijë municioni nga partnerët tanë”, tha ai.

Dhe kur u pyet për kundërsulmin e pritshëm, ai tha: “Nuk mund ta fillojmë ende, nuk mund t’i dërgojmë ushtarët tanë trima në vijën e frontit pa tanke, artileri dhe raketa me rreze të gjatë”.

Ai shtoi: “Nëse keni vullnet politik, mund të gjeni një mënyrë për të na ndihmuar. Ne jemi në luftë dhe nuk mund presim”


Top Channel

You may also like