Zelensky në vijën e luftës/ Viziton trupat në Odesa dhe shkatërrimet në zonat e bombarduara

by admin
Spread the love

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky vizitoi qytetin e shkatërruar jugor të Mykolaivit për herë të parë këtë të shtunë që nga pushtimi rus, në një vizitë të rrallë jashtë Kievit.

Vizita e tij vjen pasi bombardimet ruse vranë dy njerëz dhe plagosën 20 të tjerë në qytet, ndërsa Mykolaiv ka qenë synim i përhershëm i bombardimeve ruse që nga fillimi i pushtimit.

Duke qëndruar nën rrënoja Zelensky i shoqëruar nga guvernatori i zonës Vitaliy Kim shihet teksa vëzhgon një ndërtesë të lartë, me një gropë në mesin e saj nga ku dukej edhe brenda apartamenteve.

Më tej presidenti mori pjesë në një takim me zyrtarët lokalë, në atë që dukej si një dhomë nëntokësore, ndërsa bisedimet sipas zyrës së shtypit u përqendruan në riparimin e furnizimit me ujë dhe bujqësisë.

Pas takimit në Mykolaiv, presidenti ka udhëtuar më tutje në jug në qytetin port të Odessës. Ai ka bërë një vizitë në bazën e Trupave të Mbrojtjes Kombëtare, ku përshëndeti ushtarët në vijën e parë të frontit dhe shpërndau edhe disa medalje për trimëritë e treguara gjatë luftës.

Odessa është qyteti i tretë më i populluar i Ukrainës dhe ka një nga portet më të rëndësishme të vendit. Përpara saj ndodhet Mykolaiv, ndërsa të dy qytetet janë angazhuar në vijën e parë të mbrojtjes për të mos lejuar përparimin rus në pjesën jugore të Ukrainës, pavarësisht bombardimeve të ashpra.

Zelensky ka qenë i vendosur në Kiev që nga pushtimi i Moskës, duke bërë udhëtimin e tij të parë jashtë kryeqytetit në qytetin lindor të Kharkiv në fund të majit, ndërsa këto dy qytetet shtohen në listën e tij.


Top Channel

You may also like