Zelensky kërkon anëtarësim të përshpejtuar në NATO

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Presidenti I Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka njoftuar se po kërkon anëtarësim të përshpejtuar  në NATO, pasi presidenti rus, Vladimir Putin u përpoq të aneksonte katër rajone të Ukrainës.

Në një postim në Telegram, ai tha: Ne kemi vërtetuar tashmë përputhshmërinë tonë me standardet e Aleancës. Ne po bëjmë një hap vendimtar duke nënshkruar kërkesën e Ukrainës për anëtarësim të përshpejtuar në NATO.

Një video e deklaratës së Zelensky është postuar edhe nga presidenca ukrainase në rrjetet sociale.

Përpara se Rusia të dërgonte forcat e saj të armatosura në Ukrainë në shkurt, Moska po kërkonte garanci ligjore që Ukraina nuk do të pranohej kurrë në NATO, një aleancë ushtarake e udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është pohuar se Rusia e përdori këtë si pretekst, ndër të tjera, për të nisur të ashtuquajturin operacionin e saj special ushtarak.


Top Channel

You may also like