Zelensky dhe Putin mund të ulen të bisedojnë që lufta të marrë fund!

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

 

Zëdhënësi i Cremlin-it, Dmitry Peskov, tha se Rusia është e gatshme të dërgojë delegacionin e saj në Minsk, kryeqytetin e Bjellorusisë, për bisedime me qeverinë ukrainase, për të cilën kjo e fundit tha se “po e konsideron” si mundësi.
“Siç e dini, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar gatishmërinë e tij për të diskutuar statusin neutral të Ukrainës”, tha Peskov.
“Fillimisht, presidenti rus, Vladimir Putin, tha se qëllimi i operacionit ishte të ndihmonte Republikat Popullore të Donetsk-ut dhe Luhansk-ut – shtete separatiste në Ukrainën Lindore të njohura kohët e fundit nga Rusia si të pavarura – duke përfshirë çmilitarizimin dhe denazifikimin e Ukrainës”.
Putin ka bërë thirrje për “denazifikimin” e Ukrainës, gjuhë që është dënuar ashpër ndërkombëtarisht, veçanërisht duke pasur parasysh që Zelensky është hebre.
Këshilltari presidencial ukrainas, Oleksiy Arestovych, tha të premten se qeveria ukrainase “po shqyrton propozimin” për të zhvilluar bisedime me delegacionin rus në Minsk.
Në një video-mesazh, menjëherë pas mesditës së të premtes, Zelensky bëri thirrje për bisedime të drejtpërdrejta me Putin-in./revistawho.com

n.callMethod.apply(n,arguments):n.queue.push(arguments)};if(!f._fbq)f._fbq=n;

n.push=n;n.loaded=!0;n.version='2.0';n.queue=[];t=b.createElement(e);t.async=!0;

t.src=v;s=b.getElementsByTagName(e)[0];s.parentNode.insertBefore(t,s)}(window,

document,'script','//connect.facebook.net/en_US/fbevents.js');

fbq('init', '940640112677265');

fbq('track', "PageView");

You may also like