Zbulova që kisha kancer! Prisja fatalen, nuk u vizitova e nuk i tregova askujt – Shqip

by admin
Spread the love

23:51 | 5 Tetor 2021

Gazetarja shqiptare ka rrëfyer momentet më të vështira të jetës.

Gazetarja e njohur Rezarta Reçi ka rrëfyer se duke dëgjuar histori të ndryshme dhe tepër të dhimbshme të grave që vuajnë nga kanceri i gjirit ku shumë prej tyre nuk kanë përfunduar mirë, ajo mendonte se nëse do diagnostikohej me këtë sëmundje, nuk do luftonte dhe do ia linte fatit në dorë sepse i dukej një gjë e lodhshme dhe e mundimshme.

Për fatin e saj të keq, ajo më vonë u diagnostikua po ashtu me këtë sëmundje, ku u përpoq ta mbante të fshehtë, mos ia tregonte askujt dhe ishte e vendosur që të mos luftonte.

“Kur e konstatova e mbajta për vete time dhe kam punuar deri në fund të Marsit në radio. Unë e konstatova, e dija dhe pa doktor që unë po vuaja dhe më kishte përfshirë kanceri i gjirit. Vura re depërtimin, ndryshimin e gjirit dhe me koshiencë e kisha lënë vete.

E vetmja gjë që më tradhtoi ishte një kollë e cila nuk po më ndahej dhe po më pengonte komunikimin në radio. Ajo u bë shkak për një kontroll të laringut. Kjo për shkak të kujdesit të të tjerëve për mua, ndërsa unë realisht e dija dhe prisja në një farë mënyre të ndodhte fatalja. Unë me veten time kisha vendosur të mos luftoja”, është shprehur Rezarta Reçi në emisionin e Rudinës.

You may also like