Zbuloni pesë arsyet pse duhet të konsumoni sa më shpesh fiq të thatë

by admin
Spread the love

Fiku është një frut i ëmbël dhe unik në shije e pamje. Fiku i thatë, ndryshe nga ai i freskëti, rron më gjatë dhe mund të konsumohet edhe pas shumë kohësh.

Përveç shijes së shkëlqyer, ky frut na ofron përfitime të ndryshme dhe është i disponueshëm gjatë gjithë vitit. Për të na bërë të kuptojmë më mirë përfitimet, dietologia Lovneet Batra ndan 5 përfitimet e ngrënies së këtij fruti.

5 përfitimet e të ngrënit të fiqve, sipas nutricionistëve:

-Fiqtë përmbajnë fibra, të cilat mund të ndihmojnë në promovimin e shëndetit të tretjes duke zbutur dhe shtuar masë në jashtëqitje, duke ulur kapsllëkun dhe duke shërbyer si një prebiotik,  ose burim ushqimi për bakteret e shëndetshme që popullojnë zorrën tuaj.

-Fiqtë ndihmojnë në uljen e stresit oksidativ, nivelin e sheqerit në gjak. Acidi abscisik, acidi malik dhe acidet klorogjenike janë përbërësit kryesorë të pranishëm tek fiku, i cili ndihmon në kontrollin e nivelit të sheqerit në gjak.

Duke qenë një nga ushqimet e pasura me kalcium dhe fosfor, fiku nxit formimin e kockave dhe stimulon rritjen e eshtrave.

-Kaliumi është një mineral jetik që ndihmon trupin në kontrollimin e presionit të gjakut, pasi lehtëson ndikimet negative të natriumit. Kaliumi tek fiqtë ndihmon në stimulimin e funksionimit të muskujve dhe nervave, balancon lëngun në sistem dhe ruan ekuilibrin elektrol.

-Pasuria e lëndëve ushqyese tek fiku si vitamina C, E dhe A dhe antioksidantët e fuqishëm, janë shumë të dobishëm për të ushqyer lëkurën dhe për të rinovuar qelizat e lëkurës.


Top Channel

You may also like