Zbulojnë mediet turke: Futbollisti nga Kosova rrahu dhe e kërcënoi të fejuarën, rrezikon 30 ditë burg

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Futbollisti shqiptar me pasaportë gjermane, Mërgim Berisha po kalon momente jo të mira. Ai përveç fushës së blertë tashmë po përballet edhe me një telashe të madhe në jetën private.

Ditë më parë u dha lajmi se ai është ndarë nga e fejuara  e tij Vesa Vllasaliu, ndërsa sot mediet turke zbulojnë të vërteten e kësaj ndarjeje. Sipas portalit “dha.com.tr”, Berisha ka reaguar dhe e ka dëbuar nga banesa të fejuarën e tij derisa edhe e ka kërcënuar.

Vllasaliu e ka paraqitur në gjykatë futbollistin shqiptar e cila tashmë ka marrë disa vendime.

Sipas mediave turke Berisha nuk guxon më t’i afrohet banesës ku jeton ish-e dashura e tij derisa duhet edhe t’i ktheje gjërat personale të saj. Nëse këto nuk respektohen ai rrezikon burgim deri në 30 ditë.

You may also like