Zbulohet rroga që Top Channel i ka dhënë Fifit

by admin
Spread the love

Vetëm një ditë pas skandalit rrjedhjes së të dhënave personale të më shumë se 630 mijë qytetarëve, ka dalë në qarkullim edhe lista me paga, këtë herë për muajin prill.

Ajo që bie në sy është pagesa e ulet për disa nga vipat që së fundmi janë bërë pjesë e shtëpisë së Big Brother. Theksojmë këtu Fifin, e cila ne Top Channel është paguar me 1.3 milionë lekë të vjetra.

Lista duket të jetë në format e ngjashme me atë të parën, e eksportuar në programin “Exel”. Ajo përmban të dhëna sensitive si numri ID, Nipt-i i biznesit, emër mbiemër dhe paga.

Ajo që bie në sy është se kjo databazë ka disa ndryshime si në pagë por edhe në të dhëna të tjera. Për shembull, gazetari Ben Blushi që u përfol me rrogën më të larë, në muajin prill rezulton i paguar me 100 milion lekë (të vjetra) më pak.

Pagat e publikuara po bëjnë sot xhiron e rrjetit. Nuk dihet se si këto të dhëna janë zbuluar, por vëmendje të madhe kanë marrë shifrat që marrin personazhet e njohur.

Më poshtë do të gjeni një listë të disa prej personazheve më të njohur të showbizzit, duke zbuluar se sa marrin ata në muaj:

Ledion Liço 432,532.00, Marina Vjollca 390,026.00, Armina Mevlani 190,797.00, Salsano Rrapi 440, 400.00, Ermal Mamaqi 120,000, Amarda Toska 80,000.00, Arbana Osmani 986,927, Inis Gjoni 73,767

Bora Zemani 321,373.00, Luana Vjollca 542,710.00, Alketa Vejsiu 80,000.00, Donald Veshaj 30,475.00, Romeo Veshaj 30,475.00


You may also like