Zbulohet prapaskena mes Mourinhos dhe Dybalas, tekniku portugez “josh” argjentinasin

by admin
Spread the love

Ndeshja mes Romës dhe Juventus do të mbetet si një kujtim i hidhur për tifozët verdhekuq, duke qenë se kryeqytetasit po fitonin me rezultatin 3-1 , por që në fund u përmbysën nga bardhezinjtë në 3-4.

Megjithatë, kjo sfidë mund t’iu dhurojë një kënaqësi më të madhe Romës se sa thjesht tre pikët teksa së fundmi është zbuluar edhe një prapaskenë e cila ka ndodhur në fund të 90-minutave mes trajnerit Jose Mourinho dhe Paulo Dybala.

Mes gjithë zemërimit, portugezi e gjeti mundësinë t’i afrohej sulmuesit për t’i thënë se një ditë do të pëlqente të trajnonte një talent si ai.

Një provokim merkatojë nga luzitani, ndërsa tashmë që Juventus ka vendosur të shtyjë negociatat e rinovimit me argjentinasin duke rrezikuar ta humbasë me parametër zero në verë, te Roma mund të ëndërrojnë falë Mourinhos, i cili ka hapur një skenar të ri.

Edhe pse, duket e vështirë që klubi roman të plotësojë kushtet financiare të Dybala dhe të mposhtë konkurrencën nga Tottenham apo Inter.

You may also like