Zbulohet motoja e Lojërave të ardhshme Olimpike

by admin
Spread the love

“Games Wide Open”. Lojëra të Hapura. Ky është slogani i përbashkët si për Lojërat Olimpike ashtu edhe për Lojërat Paralimpike, i zbuluar nga organizatorët e “Paris 2024”, dy vjet nga fillimi i këtij eventi olimpik.

“Mbi gjithçka, që nga fillimi i kësaj aventure, është ambicia ajo që na shtyn dhe frymëzon çdo veprim tonë.

Është një ftesë për botën që të vinë dhe të përjetojnë emocione të reja së bashku. Lojërat tona janë angazhimet e përvojave të reja dhe emocioneve të mëdha.

Disiplina të reja, gara në natyrë në zemër të Parisit, një ceremoni e hapjes unike në lumin e Senës, maratona për të gjithë në mënyrë që të gjithë të mund ta përjetojnë këtë ngjarje ikonike olimpike si atletët”, thanë organizatorët e Olimpiadës pariziene.

“Midis Lojërave Olimpike dhe Lojërave Paralimpike ka vetëm një emblemë dhe një slogan.

Kjo vlen edhe për barazinë midis burrave dhe grave. Pra, Lojërat tona Olimpike do të jenë ato të barazisë së përsosur. Fuqia për të shkruar historinë më të madhe kolektive të një brezi të tërë, me kontributin e të gjithëve, duke i dhënë hapësirë ​​të gjithëve”, u shprehn organizatorët e “Paris 2024”.

You may also like