Zbulohet motivi i sulmit të djalit të Musa Xhaferit ndaj Bislimovskit VIDEO

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Sipas DW, mbrëmjen e djeshme në Shkup fizikisht është sulmuar kreu i Komisionit Rregullator të Energjetikës, Marko Bislimovski, përcjell Alsat. DW shkruan se Bislimovski është sulmuar nga Arijanit Xhaferi, djali i ish funksionarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Musa Xhaferi, që njëherë është edhe pronar i kompanisë për furnizim me rrymë elektrike “U Pauer”.

Siç raporton Deutsche Welle, arsyeja e sulmit është procedura që ka nisur KRRE për marrjen e licencës për kompanin ë e djalit të Musa Xhaferi që merret me prodhimin e energjisë elektrike, për shkak keqpërdorimeve të resurseve. Kompania e tij ka qenë ndër më fitimprurëset në Maqedoni me miliona euro të hyra. Tani ajo kompani do të mbyllet me gjasë.

You may also like