Zbulohet klauzola e punonjësve të Ronaldos – Shqip

by admin
Spread the love

Nuk duhet të tregojnë asgjë për 70 vjet

Cristiano Ronaldo ka një numër të madh punonjësish në shtëpinë e tij, të cilët merren që nga pastrami deri tek siguria fizike.

Rrethi i tij është aq i madh sa muajin e fundit në Arabinë Saudite para se të zhvendosej në një vilë ata po zinin gjithsej 17 dhoma të një hoteli në Riad.

Por edhe ata nuk mjaftojnë. Ronaldo, tani po fiton 200 milionë euro në vit me Al Nassr, por thuhet se e ka të vështirë të punësojë persona të rinj për shkak të kërkesave të larta që ka vendosur familja e futbollistit.

Meqenëse Ronaldo është jashtëzakonisht i rezervuar në jetën e tij personale, ai kërkon shumë besim nga ata që ka pranë.

Kështu që cilido që punon për Ronaldon dhe është në kontakt me të dhe familjen duhet të nënshkruajnë një marrëveshje në të cilën ka një klauzolë të veçantë.

Për 70 vjet ata nuk duhet të zbulojnë asgjë në lidhje me jetën private të Cristianos. Klauzola vlen për pesë fëmijët e tij madje dhe nënën e të djalit të parë Cristiano Jr, identiteti i së cilës nuk është zbuluar ende.

Tv Klan

You may also like