Zbulohet e dashura shqiptare e Kledit të Big Brother VIP

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Kur dukej se çdo gjë po shkonte vaj për Kledi Hysën në “Big Brother VIP”, u zgjodh i preferuari i shtëpisë dhe publiku e komentonte shpesh si banorin më të sinqertë, e dashura e tij prej 6 vitesh doli në skenë dhe gjerat morën një kthesë tjetër.

Khaoula Selmi tregoi prej 6 vitesh janë në një lidhje dhe foli me superlativa për të dashurin e saj ku tregoi se nuk është xheloze, por duket se gjërat ndryshuan pas takimti romantik ku Kledi shprehu hapur pëlqimin për Beatrixin. Arbana zbuloi se Khaoula ka refuzuar t’i bëjë surprizën qe kishin menduar per Kledin.

Por le të ndalojmë te deklarata e saj se kanë gjashtë vite bashkë dhe dyshimi se Kledi ka mbajtur në lidhje paralele në fillimet e tij.

Kjo për faktin se në vitin 2016, pra, pesë vite më parë ai është përfolur për një romancë me një modele nga Shqipëria, Kristina Bakiun, shoqen e ngushtë të Adrola Dushit.

Ndërkohë në prill të atij viti, me media u publikua lajmi i romancës së Kristinës me kushëririn të ish-burrit të Adrolës, Adisit, i cili dhe i kishte prezantuar.

Në kohën që doli lajmi, thuhej se ata kishin kohë që frekuentoheshin, ndërkohë që Kledi ishte në një lidhje po ashtu të re me gjermanen. Pesë vite më parë, pasi lajmi se Kristina (në atë kohë më aktive në jetën si modele) ishte e lidhur me një model që njihej më shumë jashtë Shqipërisë, Kristina reagoi, duke zgjedhur të mos i prishte Kledit me lidhjen e tij.

Modelja dhe ish-Miss Universe Albania 2013, Kristina Bakiu, u komentua jo pak në media për këtë lidhje dashurie shoqëruar me foto pushimesh së bashku.

Në lidhje me historinë për modelin shqiptar Kledi Hysa, i cili e zhvillonte karrierën e tij në Zvicër, njëkohësisht djali i hallës së bashkëshortit të modeles, Adrola Dushi, mikeshë e ngushtë e Kristinës, ajo tha: “Kledi është një mik i imi shumë i mirë, ai është kushëriri i Adisit, bashkëshortit të Adrolës dhe sa herë që vjen në Tiranë ne takohemi si miq. Ju e dini lidhjen time të ngushtë me Adrolën, atë e dua shumë si motër dhe si shoqe, nuk e dua si kunatë”.

Por komentuesit nuk e besuan këtë deklaratë, duke e konsideruar tipike të vajzave që duan të fshehin të vërtetën për një arsye që e dinë vetëm ato. Por ç’po ndodh me Kledin tashmë në shtëpi, modelin që nuk ka rrëfyer asgjë pikante nga jeta private, dhe është përpjekur të mbajë një figurë të pastër, duke u mjaftuar me dëgjimin e historive të konkurrentëve të tjerë.

Kujtojmë që Kledi ishte i preferuari i banorëve pak ditë më parë, ndaj “Vëllai i madh” i dha mundësinë e një darke, i cili zgjodhi ta shijonte me Beatrix Ramosajn. Por duket se Kledi ka një pëlqim për të, pasi në një bisedë me Donaldin dhe DJ PM ka thënë se ka dëshirë ta njohë këngëtaren dhe pak më shumë.

“E pëlqej, doja ta njihja pak më shumë. Do t’ia lë kohës!” është shprehur ai, teksa teleshikuesit janë habitur nga kjo deklaratë. Kjo pasi vetë Kledi tregoi pak javë më parë se ishte në një lidhje me një vajzë gjermane, por pa dhënë shumë detaje. Ndërkohë kur banorët kanë pyetur Beatrix nëse i pëlqen Kledi ajo tha “jo” pasi nuk është tipi i saj.

Mbetet për të parë sesi do të pritet nga e dashura gjermane kjo deklaratë e Kledit, apo ai është do tentojë të lidhet për lojë, pasi dihet që me kalimin e javëve gara bëhet më e fortë dhe personazhet duhet të kenë një histori brenda shtëpisë, pas së cilës të mbahen fort.


You may also like