Zbulohet buxheti i Barçës për merkaton e dimrit

by admin
Spread the love

Gjiganti spanjollë është duke u përballur me probleme të shumta.

Barcelona është ende duke u përballur me probleme financiare, përkundër faktit që tashmë disa futbollistë kanë zvogëluar pagat e tyre.

Forma e ekipit nuk është aspak e mirë pasi renditen në pozitën e nëntë në La Liga pas tetë xhirove të para.

Në këtë mënyrë ‘Blaugranët’, kanë nevojë patjetër të përforcohen në merkaton e dimrit, duke marrë parasysh edhe faktin që shumë futbollistë po mungojnë shkaku i lëndimeve.

Drejtori i klubit spanjollë, Ferran Roverter ka bërë të ditur që klubi ka gati mbi 20 milionë euro për t’i shpenzuar në afatin kalimtar të verës.

Roverter gjithashtu ka konfirmuar se bisedimet mes Ansu Fatin dhe Pedri Gonzalez janë duke shkuar mirë për rinovimin e marrëveshjeve.

You may also like