Zbulohet arsyeja që nxiti sherrin e fundit të Feros me Jetmir Agajn

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Pas mbajtjes për 48 orë, reperi Feronit Shabani ka treguar versionin e ngjarjes që nxiti tension mes tij dhe Jetmir Agajt e SBS Entertainment.

Pas sherrit në ambientet e studios, ai ka zbuluar se bëhet fjalë për çështje vijash instrumentale e melodike të këngëve.

Reperi ka treguar një kontratë të Qershorit të vitit të kaluar ku dy palët janë pajtuar që të këmbejnë “beat-a”, studio në cilësinë e dhuratëdhënësit dhe Fero në atë të dhuratëmarrësit.

Bëhet fjalë për plot 15 beat-a teksa Fero në postimin e tij thotë se pala me të cilën u krijua mospajtimi i ka “ende shumë borxh”.

Mesa duket për këtë pikë, respektivisht mos-zbatimin e kontratës kanë nisur mospajtimet për të cilat çështja shkoi deri në përplasje.

Reperi mes tjerash ka pasur edhe një paralajmërim për mediat për shqetësimin që “i është krijuar njerëzve të tij të afërt”.


You may also like