Zbulohet arsyeja e ndarjes së yllit Dua Lipa me vëllain e motrave Hadid

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg

Ylli hollivudian nga Kosova, Dua Lipa dhe Anwar Hadid nuk janë më bashkë.

Dyshja duket se i kanë dhënë përfundimisht fund lidhjes.

Thashethemet kanë nisur prej javësh ndërsa çdo ditë e më tepër po thellohet dyshimi se nuk ka kthim prapa edhe pse vet çifti nuk ka folur ende për këtë.

Anwar ka fshirë të gjitha fotot me Duan madje i ka bërë edhe “unfollow” në Instagram, në anën tjetër Dua vazhdon ta ndjekë ende.

Së fundmi burime për “Ok Magazine” tregojnë se arsyeja e ndarjes është distanca.

“Të udhëtosh kaq shumë dhe të jesh larg partnerit është e vështirë. Marrëdhënia e tyre po kalon një krizë”, tha një burim i tyre për The Sun.

Çifti janë në lidhje dashurie prej 3 vjetësh.Anwar ka shoqëruar Duan edhe në vizitat e saj në Kosovë dhe Shqipëri.


You may also like