Zbulohen prapaskenat/ Lojtarët të ndarë në grupe, Lionel Mesi dhe yjet e tjerë nuk e lënë Donarumën që të luajë te PSG – Shqip

by admin
Spread the love

Në mëngjesin e sotëm ka qarkulluar edhe lajmi se Donaruma pritet të largohet nga PSG, teksa Juventusi mund ta transferojë këtë futbollist. Sigurisht që është vërtet e habitshme sesi portieri më i mirë i Europianit po qëndron në stol te francezët dhe nuk po i jepet ende mundësia.

“Corriere dello Sport” ka treguar edhe një prapaskenë që lë Navasin si portier të parë. Kështu media italiane raporton se Lionel Mesi ka mbështetur Navas dhe kërkon që Donaruma të qëndrojë në stol. Në këtë linjë mendimi kanë qenë edhe yjet e tjerë si Di Maria dhe Neymar, duke e bindur Pochetino për të marrë të njëjtin vendim. Kështu kemi një ndarje të lojtarëve në dy grupe, ku yjet e PSG janë më së shumit nga Amerika e Jugut dhe kështu që kërkojnë të mbrojnë Navas. /Shqip/

Lajme interesante

You may also like