Zbulohen dy banorët e parë të Big Brother VIP 2

by admin
Spread the love

Teksa të gjithë jemi në pritje të edicionit të dytë të Big Brother Albania VIP 2 që do të nisë më shpejt nga ç’e presim ne (të paktën kështu kanë thënë deri tani regjisori Eduart Grishaj dhe moderatorja Arbana Osmani), kurioziteti është i madh edhe për banorët që do të jenë pjesë e këtij formati këtë vit.

Edhe pse produksioni është kujdesur që mos të mësohet asnjë emër dhe që çdo gjë të jetë secrete deri ditën kur të nisë ky reality shoë, duket se kjo nuk do t’i zgjasë gjatë, pasi emri i parë u mor vesh.

I ftuar ditën e djeshme në rubrikën ‘Qysh e do shoqnia’ në programin e së dielës në Top Channel, ‘E diell’, këngëtari i njohur i muzikës popullore, Altin Shira pati një moment të veçantë. Gjatë një improvizimi të gazetarit Ervin Kurti dhe aktores së Portokallisë që imiton Arbana Osmanin, këngëtarit iu bë ftesa për të qenë pjesë e edicioni të dytë të Big Brother Albania VIP.

Kurti tregoi se ai ka marrë lejen zyrtare të produksionit dhe Arbanës për t’ia bërë ftesën në program këngëtarit. Megjithëse përgjigjja e Altin Shirës ishte se i duhej të mendohej për këtë ftesë dhe ishte 50 me 50 nëse dëshironte të futej apo jo, duket se banori i parë do të jetë pikërisht këngëtari i njohur i muzikës popullore. ‘Duhet ta mendoj, jam 50 me 50’, u shpreh Altin Shira.

Sakaq, në bisedë ndërhyn edhe aktorja Marjana Kondi, e cila duket se do të jetë banorja e dytë e këtij edicioni. ‘Po sikur të vij dhe unë? Edhe unë 50 me 50. Nëse vjen Altini, do të vij dhe unë’ – u shpreh Marjana Kondi në rubrikën ‘Qysh e do shoqnia’ në ‘E diell’ në Top Channel.

You may also like